Aktuale

Për 11 muaj u falën 140 milionë të borxheve publike, nuk do të ketë afat shtesë

Kanë mbetur vetëm edhe 20 ditë deri në shfuqizim të Ligjit për faljen e borxheve publike dhe interesimi i qytetarëve për të lidhur kontrata vazhdon të jetë i vogël.

Që nga fillimi i zbatimit të ligjit, para 11 muajve deri në fillim të korrikut janë falur 140 milionë euro nga 680 milionë sa kanë qenë të parapara, shkruan sot Koha Ditore.

Në Ministrinë e Financave kanë thënë për gazetën se nuk janë të kënaqur me interesimin e qytetarëve për falje të borxheve, por se nuk do të ketë afat shtesë.

Të pakënaqur me numrin e aplikuesve janë edhe institucionet dhe ndërmarrjet publike. Ndërsa shoqëria civile konsideron se kushtëzimi ka bërë që ky ligj të dështojë. Sipas tyre, ligji duhet të plotësohet dhe të hiqen kushtëzimet.