Pentagoni njoftoi të martën se “është shumë transparent” me qeverinë jugkoreane në lidhje me vendosjen e sistemit raketor të mbrojtjes THAAD, pasi që presidenti i sapo zgjedhur i Koresë Jugore Mun Je-in ka shprehur shqetësimin për vendosjen e këtij sistemi.
“Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me Qeverinë e Koresë Jugore dhe kemi qenë shumë transparent sa i përket veprimit tonë gjatë këtij procesi”, tha zëdhënësi i Pentagonit Jef Davis, transmeton Reuters.