Policia e Kosovës ka arrestuar dje 12 persona në fshatin Balaj të Ferizajt pasi që dyshohet se kanë penguar zyrtarët e Kuvendit Komunal, të cilët ishin duke bërë rregullimin e varrezave të fshatit.
Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. /KosovaPress/