Aktuale

Pengojnë punëtorët e KEDS-it për shkyçje të rrymës, tre të arrestuar

Janë arrestuar tre të dyshuar në fshatin Dobërdol të Podujevës, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët e KEDS-it, të cilët ishin duke bërë shkyçje të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një karikator i zbrazët i AK/47.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /KosovaPress/