Rajon & Botë

Pengmarrësi në spitalin e Stambollit kërcënon se do të vrasë vetën

Një person i armatosur ka mbyllur veten në një dhomë në një spital psikiatrik në Stamboll, njoftojnë mediat turke.

Zyrtarët thuhet se kanë negociuar me njeriun i cili ka kërcënuar se do të vriste veten dhe të tjerët.

Pacientët dhe stafi janë evakuuar nga spitali Cerahpasa.

Incidenti vjen në mes të tensioneve në Stamboll,  pas disa sulmeve në zonat e mbushura me njerëz, duke përfshirë sulmin vdekjeprurës në klubin e natës Reina,  në prag të Vitit të Ri që la 39  persona të vdekur.

Raportet e mëparshme thanë se personi i armatosur ka marrë peng disa  persona të stafit mjekësor, transmeton KosovaPress.