Rajon & Botë

Pence: SHBA-të dënojnë fuqishëm pushtimin e territoreve gjeorgjiane nga Rusia

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjeorgji, ku takoi kryeministrin, Giorgi Kvirikashvili, ku tha se në tokat e pushtuara të Gjeorgjisë, ndodhen tanket e rusëve dhe afro 20 për qind e territorit të Gjeorgjisë është nën pushtim.

Kryeministri Kvirikashvili theksoi se SHBA-të dhe Gjeorgjia kanë 25 vite marrëdhënie diplomatike dhe se Gjeorgjia i ka tejkaluar rrugët e vështira dhe ka ardhur deri në këto ditë, në mënyrë të suksesshme nëpërmjet mbështetjes së SHBA-të.

Ai theksoi se për zgjidhjen e problemeve të integritetit territorial dhe për më shumë paqe e stabilitet, kusht është integrimi në NATO.

”Ne ju mbështesim, ne jemi pranë popullit gjeorgjian”, tha Pence nga ana e tij.

Ai po ashtu tha se do të vazhdojë mbështetja e SHBA-ve për zhvillimin ekonomik të Gjeorgjisë dhe rritjes së mundësive për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.

”Në tokat e pushtuara, 40 kilometra prej këtej ndodhen tanket e rusëve. Afro 20 për qind e territorit të Gjeorgjisë është nën pushtim. Unë nënvizoj se SHBA-të dënojnë fuqishëm pushtimin e territoreve gjeorgjiane nga Rusia. SHBA-të ofrojnë mbështetje konkrete për integritetin dhe sovranitetin territorial të Gjeorgjisë. Administrata Trump gjithmonë do të japë përgjigje të ashpra kundër atyre që përpiqen të shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë”, theksoi Pe