Kuriozitete

Pema e lashtë që lëshon gjethe ari (Foto)

Mijëra njerëz nga e gjitha bota shkojnë në Tempullin Budist ‘Gu Guanyin’ në Malet Zhongan për ta parë nga afër një pemë të madhe, 1,400-vjeçare e cila ka gjethe të arta sapo të arrij vjeshta.

Gjethet e saj fillojnë të bien në mes të muajit nëntor, duke krijuar një ‘oqean ari’ me gjethe në tokën e tempullit.

Pemët e tilla quhen ‘Ginkgo’ dhe shpesh i referohen emrit ‘fosilet e gjalla’ për shkak se kanë mbetur të pandryshuara për më shumë se 200 milionë vite, pavarësisht ndryshimeve të mëdha klimatike që ka pësuar vendi, transmeton Gazeta Express.

Pemët janë të njëjta, me pamje dhe gjatësi të njëjtë prej kur dinozaurët kishin ecur mbi Tokë. Se si duket një pemë e tillë mund ta shihni në fotot më poshtë: