Aktuale

Pëlcet tubi, disa zona të kryeqytetit mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët se në rrugën “Agim Ramadani”, “Tring Smajli” dhe “Bajram Kelmendi”, me zonat e vogla përreth tyre, se që nga mbrëmë dhe aktualisht janë me mungesë të ujit të pijshëm.

Siç njofton kumtesa, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit që nga nata e kaluar janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin.

“Me të gjitha mundësitë dhe pajisjet teknike janë duke e bërë të pamundurën për të sanuar defektin sa më shpejtë”.

“Tash për tash, u kemi bërë thirrje edhe Inpekcionit të Komunës së Prishtinës që të dalin në vendin e ngjarjes për shkak që, infrastruktura nëntokësore e disa kompanive të tjera publike po na e pamundëson lëvizjen dhe ndrrimin e gypit të vjetër të azbestit me diametër fi 80 mm”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

“Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët për mungesën e ujit të pijshëm. Do ju mbajmë të informuar edhe më tej, lidhur me këtë rast”. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli