Një përleshje me thikë ka ndodhur në rrugën “Agush Gjoci” të martën në Pejë. Sipas raportit policor, një i dyshuar e ka goditur pas shpinës me thikë viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime trupore.
Raportohet se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile.
Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.