Një person është arrestuar në Pejë, pasi me forcë ka depërtuar në brendinë e restorantit, pronë e viktimës mashkull, me qëllim të kryejë vjedhje.
Policia njofton se i dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.