Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë ankuesi mashkull rom ka raportuar se shtëpia e improvizuar e tij, barakë nga druri, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri.
Në njoftim të Policisë thuhet se njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime”, thuhet në njoftim. /kp