Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një mashkull shqiptar në Pejë.
Arrestimi i tij pasoi pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë të cilët ishin në detyrë zyrtare, njofton Klan Kosova.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës në raportin ditor 24 orësh, ndërsa theksohet se arrestimi ndodhi në rrugën ”Ker Sadrija”
Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Pasi që i dyshuari ishte në gjendje të dehur, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.