Policia ka njoftuar se dje në një barnatore në Pejë, disa persona të maskuar kanë hyrë për të grabituar arkën me ç’rast kanë sulmuar fizikisht punëtoren.
“Pejë, 30.12.2016-21:28. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se përderisa ishte duke punuar ne Barnatore kane hyrë dy persona te panjohur dhe te maskuar, dhe duke e sulmuar fizikisht i kane grabitur arkën ne te cilën kishte para dhe janë larguar ne drejtim te panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”- thuhet në raportin e policisë.