Në fshatin Llukë e Epërme, të Deçanit një person ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në oborr të shtëpisë, ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa Njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetet e dyshuara (katër bomba dore të tipit A-6 dhe 352 fishekë të cal. 7.62 mm) pa incidente.