Më 2 shkurt në Pejë, tre persona e mashtruan një person tjetër duke ia marrë veturën, të cilën pastaj e kishin shitur.
Lidhur me këtë rast dje policia i ka arrestuar të tre të dyshuarit.
“Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar edhe më tej”, thuhet në raportin policor.