Të enjten në mesnatë një burrë nga fshati Qyshk i Pejës, ka raportuar policinë se në shtëpinë e tij dikush i ka montuar një mjet shpërthyes.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është ankuar se persona të panjohur kanë montuar një mjet shpërthyes-granatë dorë në shkallët e shtëpisë së tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ku kanë evakuuar banorët.
Ndërsa njësiti për de-minim ka tërhequr mjetin e dyshuar pa ndonjë incident të shkaktuar.
Policia ende nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth identifikimit të personave të dyshuar.