Aktuale

Pejani tenton ta shkel policin me veturë

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës për pak ka mundur të ketë një fund tragjik dje në qytetin e Pejës.

Polici është lënduar, por fatmirësisht ka shpëtuar i gjallë nga sulmi fizik dhe tentimi që bëri një qytetar për ta shkelur me veturë.

“Dje në orët e mëngjesit në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht, duke e goditur edhe me veturë zyrtarin policor gjatë detyrës”, njofton zyra për Informim e Policisë.

Bëhet e ditur se polici ka pësuar lëndime trupore, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq i dyshuari pas arrestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./FaktePlus