Aktuale

Pejani i rrahu krejt anëtaret e familjes, dërgohet në mbajtje

Një burrë nga Peja ka sulmuar fizikisht familjen e tij.

Policia e Kosovës ka informuar se një burrë sulmoi dje familjen e tij. Viktima e sulmit ishin nëna, babai dhe motra.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht viktimat një mashkull dhe dy femra kosovare (babanë e tij, nënën dhe motrën). Dy viktimat femra kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti është iniciuar për “dhunë në familje”. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN