Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci përmes llogarisë së tij në Facebook, ka kritikuar institucionet e Kosovës për arrestimin dhe dorëzimin të Erdogan të gjashtë gylenistëve, raporton Gazeta Blic.
Peci ka thënë se nuk po e dinë nga po shkon vendi ynë. Madje ai ka pyetur se a jemi me SHBA-at e BE-ne të cilët nuk e depërtuan asnjë person të kërkuar nga Turqia, apo jeni me Erdoganin.
“…Turpërim shtetëror me konsekuenca serioze”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Pecit:
Kah po shkon ky vendi yne? A jeni me SHBA-te dhe BE-ne, te cilet nuk e deportuan asnje person te kerkuar nga Turqia, apo jeni me Erdoganin.
Po a e keni lexuar Konventen e Keshillit te Evropes per te Drejtat e Njeriut qe eshte e aplikueshme edhe ne Kosove, dhe e cila ndalon deportimin e migranteve ne raste te tilla (Pika VI.a.)?. Turperim shteteror me konsekuenca serioze.