Aktuale

Peci: Nëse PDK voton mocionin, LDK bënë koalicion parazgjedhor me LVV

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Peci, kërcënon partnerin aktual Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai thotë se LDK mund të bëjë koalicion të parakohshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, nëse PDK e voton mocionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë, transmeton arbresh.info.

“Nëse PDK e voton mocionin LDK mund të bëjë koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen,” është shprehur Peci në KlanKosova.

Ende nuk ka filluar seanca e jashtëzakonshme kur pritet të votohet mocioni i opozitës për mosbesim ndaj qeverisë./arbresh.info/