Rajon & Botë

PE voton ngrirjen e përkohshme të negociatave të anëtarësimit me Turqinë

Parlamenti Evropian votoi sot ngrirjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian për shkak të represionit të vazhdueshëm që prej grushtit të shtetit në muajin korrik.

Në një rezolutë të miratuar nga një shumicë absolute, eurodeputetët kërkojnë një ngrirje të përkohshme të procesit të anëtarësimit nisur në vitin 2005, rrezik për rritjen e tensioneve mes Ankarasë dhe Bashkimit Evropian.