Aktuale

PDK: Supremja do ta konfirmojë pafajësinë e Lushtakut

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. PDK beson se Lushtaku do të shpallet i pafajshëm nga Gjykata Supreme.

Lexoni të plotë deklaratën e PDK-së:

Deklaratë e Partisë Demokratike të Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi, ka besuar se akuza për vrasje me të cilën tash e disa vjet ngarkohet kryetari i komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku është një akuzë e pambështetur.

Kjo u konfirmua edhe dje nga vetë gjykata.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se dënimi i tashëm i z.Lushtaku, për një akuzë të hedhur poshtë nga vetë gjykata më herët, është poaq i pabazuar dhe besojmë se përsëri do të rikonfirmohet pafajësia e z. Lushtakut.

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që procesi i mbetur gjyqësor ndaj z.Lushtaku të zhvillohet në përputhje të saktë dhe të plotë me standardet demokratike të drejtësisë, larg çdo tendence të manipulimeve për qëllime që nuk i takojnë drejtësisë. Drejtësia përsëri do të triumfojë.