Aktuale

PDK përgatitet për Konventë

Partia Demokratike e Kosovës po bënë përgatitjet finale për konventën e tetë zgjedhore e cila do të zgjasë dy ditë, më 25 dhe 26 mars.
Këtë të shtunë më 25 mars do të mbahet pjesa zyrtare e punës së Konventës ku do të zgjidhen strukturat e partisë.

Ndërsa të dielën, PDK pritet të mbajë edhe pjesën festive të Konventës në sallën e sporteve të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë rreth 4 ijë aktivistë.

Në këtë Konventë, kryetari i PDK-së do t’u adresohet aktivistëve dhe strukturave të partisë, ndërsa pritet të ketë edhe aktivitete tjera brenda agjendës së Konventës/GazetaExpress/.