Aktuale

PDK: NISMA po manipulon dhe po shpif

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, Nisma për Kosovën është duke spekuluar dhe shpifur, duke provuar t’u bëjë presion qytetarëve të Drenasit.

“Deputetja e nderuar e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Berisha Shala e ka vendvotimin në shkollën fillore në Negroc dhe ajo menjëherë pas përfundimit të votimit është larguar nga vendvotimi. Andaj, shpifjet e subjektit Nisma ndaj zyrtarëve të lartë të PDK-së janë tendencioze dhe përpjekje për zbehjen e kredibilitetit zgjedhor”, ka thënë zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së në Drenas, Betim Berisha.

Berisha ka ftuar të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor që të ruajnë qetësinë dhe mos të përpiqen që përmes spekulimeve dhe shpifjeve të prishin imazhin e zgjedhjeve demokratike në Komunën e Drenasit.

Zëdhënësi i PDK-së në Drenas, gjithashtu u ka bërë thirrje mediave që të ruajnë objektivitetin dhe të raportojnë në mënyrë profesionale dhe pa ndikim nga subjektet politike.