Partia Demokratike e Kosovës nuk është duke e njohur një vendim të Këshillit drejtues të degës së saj në Obiliq për prishjen e koalicionit me AAK-në në këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.
Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Nysret Kelmendi, dhe drejtori për Arsim, Agim Spahiu, të cilët i përkasin PDK-së vazhdojnë të punojnë normalisht edhe pas deklarimit publikisht të kryetarit të Degës së PDK-së në këtë komunë, Naser Mexhuani, dhe shefit të Grupit të këshilltarëve të kësaj partie,
Lulzim Sadiku, se më nuk janë pjesë e qeverisjes komunale. Vetë Kelmendi nuk ka dashur të deklarohet rreth kësaj çështjeje. Ai ka thënë se gjithçka për këtë çështje mund të pyetet qendra. E sekretari i kësaj partie, Basri Musmurati, thotë se koalicioni me AAK-në në Obiliq vazhdon. Sipas tij, nuk ka kuptim që koalicioni të prishet në fund të mandatit