Aktuale

PDK kërkon kthimin e familjeve të dëbuara nga banesat në lagjen “Dardania”

Seanca plenare e paraparë të mbahet sot në Kuvendi e Kosovës sapo ka filluar.

Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës Xhevahire Izmaku, në pikën e parë të rendit të ditës, deklarimi i lirë, ka kërkuar që banorët e larguar nga banesat e lagjes “Dardania” në Prishtinë të kthehen në banesat nga të cilat u dëbuan para tri ditësh.

Ajo kërkoi që të gjendet zgjidhje edhe për banues të tjerë që kanë “status të ngjashëm banimi “ dhe ka premtuar për ta një rregullativë ligjore.