Zenun Pajaziti ka thënë se PDK e mbështetë idenë e kryerjes së një ekspertize nga institucionet ndërkombëtare e cila do t’i zbardhte rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.
“Ne si grup parlamentar jemi të bindur që t’iu besojmë institucioneve të Kosovës. Por ne edhe jemi në pajtim që të kemi edhe një ekspertizë shtesë, nga institucionet ndërkombëtare që njëherë e mirë të sqarohet ky rast dhe për gjithçka që e ka shty Astrit Deharin ta kryej atë akt”, ka thënë tutje ai.
…..
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën plenare për vdekjen e ish aktivistit të LVV’së, Astrit Dehari, i cili muaj më parë ndërroi jetë në qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Shefi i Grupit parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti, ka thënë se e mbështesin mbajtjen e kësaj seance. Ai ka shprehur besimin tek organet kompetente që të punojnë në zbardhjen e këtij rasti.
“Grupi Parlamentar i PDK’së e mbështetë nismën e deputeteve për të bërë debat për rastin Dehari. Edhe nga LVV është kërkuar një debat i tillë por ne atë kohë kemi hezituar që të kemi një debat të tillë. I ftojmë të gjithë që të jenë sa më korrekt në trajtimin e këtij rast”, ka thënë Pajaziti.





















