Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka bërë publik asnjë emër të ndonjë kandidati për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Burime nga kjo parti bëjnë të ditur se në Mitrovicë do të garojnë me Valdete Idrizin ndërsa Memli Krasniqi është kandidati potencial për kryetar të Prishtinës edhe pse ende nuk është definitive.
Deri më tani është vetëm Zenun Pajaziti i cili e ka bërë vet publike se do të garojë për kryetar të Gjilanit, ndërsa PDK pritet që sot ta bëjë publike listën pasi që është edhe afati i fundit për të aplikuar në KQZ./KosovaPress/