Zyrtarët opozitarë të PDK-së kanë kërkuar nga prokuroria e shtetit që të hetojnë ndërtimet e shumta që janë bërë në Fushë-Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Nëpërmjet një raporti, që ata e kanë quajtur “faktmbledhës mbi devijimet në qeverisjen komunale të Fushë-Kosovës”, zyrtarët e kësaj partie kanë thënë se nga këto ndërtime kjo komunë është shndërruar në një katrahurë urbanistike.
Në këtë raport, që sipas PDK-së është hartuar nga grupet e ekspertëve të pavarur dhe të PDK në sektorë të ndryshëm mekërkesë të Kryesisë së PDK-Dega në Fushë-Kosovë, thuhet se shumë nga këto ndërtime kanë tejkaluar kriteret urbanistike të sanksionuara me ligj. Për këtë, ata kanë fajësuar pushtetin lokal, që sipas tyre, janë bërë ortak me kompanitë ndërtuese.