Aktuale

PDK e treta në listë, sa vota mori veç Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kosovës me kandidat për kryeministër Kadri Veselin, kanë dalë si parti e tretë nga zgjedhjet. Kjo radhitje ia ka siguruar PDK-së 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

PDK-ja ka marrë 178.645 vota ose 21,163%. Kurse, kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli ka marrë 146 mijë.

Si më i votuari pas liderit të partisë, Kadri Veselit, radhitet Uran Ismaili, derisa pas tij Mërgim Lushtaku.