Kryesia e degës së PDK-në në Skenderaj ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin Drenica II. PDK ka bërë të ditur se vazhdojnë të shpresojmë se vendimi i Gjykatës për Sami Lushtakun do të jetë i drejtë dhe jemi të sigurt se e drejta është në anën e Sami Lushtakut
“Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj situatën e krijuar e ka vlerësuar si të rëndë dhe vendimin e papritur.
Ky vendim është i padrejtë, i pafaktuar dhe në dëmë të udhëheqësve kryesorë të luftës së UÇK-së, gjë që argumenton qëndrimet tona të më hershme se proceset e tilla janë inicuar për qëllime politike. Vendimi i Gjykatës së Apelit është skandaloz dhe masakër e drejtësisë në Kosovë.
Ne ende nuk kemi marrë ndonjë vendim zyrtar nga Gjykata e Apelit për rastin Drenica I ku siç dihet është i përfshirë edhe Kryetari i degës së PDK-së dhe Kryetari i Komunë së Skenderajt z. Sami Lushtaku. Ne vazhdojmë të shpresojmë se vendimi i Gjykatës për Sami Lushtakun do të jetë i drejtë dhe jemi të sigurt se e drejta është në anën e Sami Lushtakut dhe gjithë luftetarëve të lirisë. Ne nuk do të donim që vendimi për Sami Lushtakun të jetë skandaloz si ai i rastit Drenica II”. thuhet në komunikatë.
Në këtë mbledhje morën pjesë edhe 7 deputetët e PDK-së në Parlamentin e Kosovës.