Aktuale

PDK e Prishtinës hap fushatën sonte në mesnatë

Sonte, në ora 24:00, fillon fushata zgjedhore e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Ky solemnitet është tradicional i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë dhe pritet të marrin pjesë zyrtarët e lartë të PDK-së dhe kandidatët për deputetë.

Hapja e fushatës do të bëhet në selinë e degës së PDK-së në lagjen Pejton në Prishtinë.