Aktuale

PDK drejt e në zgjedhje, Hoxhaj tregon kohën se kur do të mbahen

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se këtë vit PDK do t’i mbaj zgjedhjet e brendshme.

“Në 2018 PDK do t’i mbajë zgjedhjet, vendimi është marrë në mbledhje të partisë. Reforma e madhe dhe e thellë do të përfshijë të gjitha shtresat në shoqëri, PDK do ta konfirmojë se është parti e shpresës dhe besimit si kemi qenë në vitet e fundit”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se gjatë mbledhjes kanë pas debat edhe për statutin e partisë, dhe çfarë duhet të ndryshojë në procesin zgjedhor.