Aktuale

PDK-AAK-Nisma, merren vesh për koalicion parazgjedhor

Së shpejti pritet që të bëhet edhe zyrtare koalicioni i lidhur në mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën.

Një zyrtar i lartë i PDK-së tha për KosovaPress se marrëveshja është arritur vetëm se pritet që edhe të bëhet zyrtare.

Edhe një zyrtar i AAK-së tha se është arritur marrëveshja, por pa dhënë detaje tjera.

Ndryshe kanë mbetur edhe 15 minuta kur duhet të dorëzohen në KQZ koalicionet parazgjedhore./KosovaPress/