Partia Demokratike ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka bllokuar transmetimin e aktivitetit që mbahej në Shkodër për lumturimin e 38 martirëve.
“Lumturimi i 38 martirëve, nga Papa Francesku, në një ceremoni të zhvilluar në Shkodër është një ngjarje unike për Europën dhe Botën. Për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e sotmja është një ditë reflektimi dhe ndjese për krimet çnjerëzorë komuniste ndaj lirisë dhe besimit ne Zot. Por Edi Rama zgjodhi ta bojkotojë këtë ngjarje të përmasave botërore. Jo vetëm nuk denjoi te ishte i pranishëm por urdhëroi TVSH të ndërpresë sinjalin në mes të aktivitetit për tre televizione të rëndësishme në vend, News 24, ABC-News dhe Ora News. Duke bojkotuar këtë ngjarje kombëtare me përmasa botërore e historike, ku kryeministri nuk mund të mungojë për asnjë arsye, duke urdhëruar ndërprerjen e sinjalit televiziv, Edi Rama i kujtoi çdokujt se kush është dhe kujt i përket”, thuhet në reagimin e PD-së.
Ndër të tjera, selia blu është ndalur edhe në fjalimin e kryeministrit Edi Rama seancën e enjte në Parlament, ku ka theksuar se ‘në Parlament në mënyrë demonstrative ktheu fundshpinen kur po votohej rezoluta e Partisë Demokratike për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit e kur po lexoheshin emrat e martirëve dhe vuajtjet e tyre’.“Me këto akte të ulëta Rama dëshmon përbuzjen dhe përcmimin për sakrificat sublime të klerit. Ne vend të frymës së pajtimit, paqes dhe bashkimit ai zgjedh si përherë, përçarjen, urrejtjen dhe konfliktin. Shqiptaret duhet të bashkohen për ti thënë JO, Edi Rames, të shkuarës së krimeve, të shkuarës së konfliktit. Ai nuk përfaqëson as të sotmen, aq më pak të nesërmen e Shqipërisë. Shqipëria ka nevoje për paqe, bashkim dhe harmoni. Shqipëria më mirë pa Edi Ramen”, ërfundon deklarata e PD-së.