Muaj më parë këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu-Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha përjetuan ndjenjën më të bukur atë të të bërit prindër për herë të parë.
Tuna e Patrisi u bënë prindër të një djali të ëmbël që e pagëzuan me emrin Tian.
Ndoshta nuk e prisnit, por Patrisi që nga momenti kur është bërë baba e deri më sot, ai ka dëshmuar se është shumë i përkushtuar ndaj djalit të tij.
Patrisi shumë shpesh publikon imazhe e video të djalit të tij në rrjetet sociale. Ai ndan shumë momente të bukura të Tianit së bashku me ndjekësit e tij.
E derisa Tiani i vogël shihet aq shumë i buzëqeshur, Patrisi është kujdesur që këtë moment ta fotografojë e ta publikojë në profilin e tij në Instastory.