Dasma e tyre të shtunën bëri bujë të madhe në shtypin mediatik.
Kjo ngase, Princi Harry dhe Meghan Markle i dhanë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, shkruan lajmi net.
Në këtë dasmë madhështore morën pjesë mbi 600 të ftuar, e pas detajeve të ceremonisë më pas u komentuan edhe shumë nga të ftuarit të cilët ishin të pranishëm.
Ndër ta, që u përfol më së shumti ishte edhe kushëriri i princit i cili rrëmbeu vëmendjen e publikut dhe medieve që nga atje.
Louis Spencer është djali 24 vjeçar i vëllait të princeshë Dianës, Charles Spencer i cili shkoi në dasmë me mamanë, Victoria Aitken dhe dy motrat e tij Eliza Spencer dhe Lady Kitty Spencer.
Duhet theksuar se ai në të ardhmen martohet me një konteshë, ndërkaq sa i përket rrjeteve sociale është paksa më i rezervuar. /Lajmi.net/