Gazeta The Independent ka njoftuar për reduktimin e rritjes ekonomike të Britanisë në prag të daljes së këtij vendi nga BE.
Gazeta The Independent njoftoi se ekonomia britanike në tre muajt e parë u rrit me 0.2 % ku shihet një rënie e mprehtë e ekonomisë së Britanisë në krahasim me vitin e kaluar, për shkak se Britania në vitin 2016 për nga rritja ekonomike ishte para Gjermanisë, Japonisë dhe SHBA.
The Independent ka thënë se Britania e Madhe gjatë vitit 2017 do ta ketë performancën më të keqe ekonomike në krahasim me vendet tjera të G 7.