Aktuale

Pasi Thaçi e çoi Haradinajn në Kushtetuese, Qeveria pezullon vendimin për pronat

Qeveria e Kosovës e ka pezulluar vendimin për kthimin e pronave shoqërore në pronësi të komunave serbe, derisa Gjykata Kushtetuese të del me një konstatim për këtë çështje.

Në mbledhjen e gjashtë nëntorit, Qeveria kishte aprovuar kërkesat e komunave të Mitrovicës së Veriut, Ranillugut dhe Kllokotit për tërheqje nga procesi i privatizimit të te gjitha pronave shoqërore që ndodhen në këto komuna.

Por, sot ekzekutivi ka pezulluar këtë vendim derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një konstatim për këtë çështje.

Ky vendim i Qeverisë vie, pasi që Zyra Ligjore e presidentit të Kosovës të premten e kaluar ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e neneve 92 dhe 94 të Kushtetutës së Kosovës, pas vendimit të Qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe bartjen e një numri pronash që menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit, Ranillugut dhe komunave të tjera./Express

the authorBurbuqe Metolli