Era Istrefi është një prej artisteve kosovare që ka arritur famë në botë.
Gjatë ditës së sotme, ajo ka publikuar projektin e paralajmëruar kohë më parë, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për këngën me titull “Origami”, të cilën e publikoi në disa platforma ndërsa së shpejti do t’ia shoqërojë edhe videoklipin.
Reperi Noizy, në dhjetor të vitit 2017 kishte lansuar këngën “Bora”, këngë kjo në të cilën përmendet edhe emri i Era Istrefit.
Me të publikuar këngën e re, reperi i dha përkrahjen Erës duke e postuar atë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. /Lajmi.net/