Rajon & Botë

Pasagjerja përpiqet të hapë derën e avionit në mes të fluturimit

Një oficere policie, edhe pse jashtë detyre, ka ndaluar një grua që dyshohet se po përpiqet të hapte në mes të ajrit dyert e një avioni amerikan.

Avioni bëri ulje emergjente pasi e dyshuara u kap duke u munduar të hapte një nga daljet emergjente të një fluturim nga Los Anxhelos për në Hjuston.Gruaja ishte sjellë në mënyrë të padisiplinuar gjatë gjithë fluturimit, rrëfyen dëshmitarëve okularë.

Pamela Minche , oficere nga policia e Clevelandit, pa udhëtaren duke u përpjekur të hapte derën në mes të fluturimit, shkruan syri.net. Duke u frikësuar për sigurinë e saj dhe sigurinë e të gjithëve në aeroplan, ajo mori masa dhe arrit ta ndalonte pasagjeres.Ndërkohë avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente në Corpus Christi të Teksasit.