Do të ishte mrekulli që dikush të gjindej i gjallë në katet e sipërme të ndërtesës në të cilën të mërkurën herët e kaploi zjarri, ka deklaruar sot komisari i shërbimit të zjarrfikësve Deni Coton.
Coton për Sky News ka thënë se autoritetet nuk presin që dikush të gjindet i gjallë dhe është shumë herët për ta vërtetuar shkaqet e zjarrit.