Aktuale

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, gjendet i vrarë edhe një serb

Të hënën në fshatin Dobratin të Graçanicës, raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një mashkull i komunitetit serb.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes, njofton Policia e Kosovës.Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.