Aktuale

Pas vendimit të PZAP-së për votat e diasporës, reagon Vetëvendosje

Është refuzuar ankesa subjektit politik LVV nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, për numërimin nga KQZ të 4639 fletëvotimeve të votuesve nga Diaspora, duke vendosur kështu sërish që të mos numërohen votat e ardhura nga diaspora jashtë afatit ligjor.

Gjithashtu në këtë vendim është thënë se është kompetence e Gjykatës Supreme se çfarë vendimi do të marrë lidhur me ankesë ë LVV-së.

E lidhur më këtë vendim të PZAP-së FaktePlus ka kontaktuar LVV-në, ndërsa këta të fundit kanë thënë se cdo vendim i PZAP për mosnumërimin e këtyre votave është i papranueshëm dhe shkelje kushtetuese.

“Ne jemi duke diskutuar për ta dërguar në Gjykatën Supreme, është e drejta jonë e ankesës dhe shumë shpejtë do të marrim vendim për dërgim në Gjykatën Supreme. Siç shkruan edhe në vendimin e Gjykatës Supreme ne këmi të drejtë ankese brenda 24 orëve, dhe natyrisht ne do t’i drejtohemi kësaj gjykate për faktin se kjo nuk qëndron, çfarë do procedure është mbi të drejtën kushtetuese për ta ushtruar të drejtën e votës ashtu siç ka bërë mërgata jonë. Prandaj çfarëdo procedure që mundë të dalë mbi të cilën mund të arsyetohet PZAP për neve është e pa qëndrueshme dhe shkelje kushtetuese”, ka përfunduar më tej Haxhiu