Rajon & Botë

Pas vdekjes së sirianes dhe fëmijës së saj, rebelohen migrantët në Greqi

Në Greqinë veriore kanë shpërthyer përleshjet mes migrantëve dhe policisë në afërsi të kampit të refugjatëve, pas fatkeqësisë së komunikacionit, ku janë shkelur një siriane dhe fëmija i saj.

Migrantët u rebeluan, pasi ndihma e shpejtë e cila është thirrur që t’u ndihmojë gruas së shkelur dhe djalit të saj 10­vjeçar, është vonuar dhe ka kërkuar nga policët t’i dërgojnë me automjetin policor deri në spital, por ata kanë refuzuar.

Migrantët e bllokuan rrugën jashtë kampit, duke hedhur me gurë ndaj policëve dhe djegën dy automjete patrulluese.

Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës. Gjendja pranë kampit në Oreokastro tashmë është normalizuar, ndërsa një fëmijë pesëvjeçar është lënduar gjatë përleshjeve.