Rita Ora ditën e djeshme e kaloi pranë prindërve.
Rita Ora ka pak ditë që ka përfunduar turneun e gjatë, meqë rast mbajti koncerte në vende të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, përmes së cilave tregon se kaloi çaste të mrekullueshme me familjen.
Në disa imazhe, ajo shfaqi babain e saj teksa po përgatiste ushqimin, e në fund edhe pjatën që e kishte para vetes.
Për ndryshe, “Carry On” titullohet projekti i fundit nga Rita Ora, që është njëherësh kolonë zanore e filmit “Detective Pikachu”. /Lajmi.net/