Rajon & Botë

Pas Trumpit dhe Brexit, Evropa do të pushtohet nga cunami i njerëzve

Nëse kthehemi në maj, ku mundësia e fitores së Donald Trump ishte shumë e largët, paralajmërimet e para të zyrtarëve të lartë europian janë se Europa do të pushtohet nga cunami i njerëzve

Imagjinoni ose pyesni kreun e kabinetit të Presidentit Europian, Jean Vlaude Junker, në qoftë se në vend të Barack Obamas, Francois Hollande, David Cameron dhe Matteo Renzi, takimi i ardhshëm do G20’ës do të mbahet me Trump, Marine Le Pen, Boris Johnson dhe Beppe Grillo, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Britania ka tronditur botën, kështu duke votuar për të dalë nga Bashkimi Europian. Pas kësaj, kryeministri britanik, Cameron dha dorëheqje, e në postin e ministrit të jashtëm erdhi Boris Johnson.

Tani, me fitoren e Trumpit, pritet cunami i popujve që do të nisen drejtë Europës, drejtë një Europe të mbushur me kriza të “pazgjidhshme”. “Sot Shtetet e Bashkuara, nesër Franca”, ka thënë Jean Marine Le Pen.