Rajon & Botë

Pas tërmeteve, tornado shkatërrimtar në Itali (Video)

Një erë e fuqishme e përcjellë ne shtrëngatë e tornado e ka goditur Romën e sipas informatave të para, pos dëmeve të mëdha materiale, ka edhe të vdekur

Në vendin Ladispoli, 30 kilometra larg Rome, vdiq një person e u plagosën dhjetëra sish.

U shkatërrua një pjesë e ndërtesës tetëkatëshe në qendër, popullata u evakuua e shpëtuan dhjetëra familje.

Në veri të Romës, në Cessano, tornado shkaktoi vdekjen e një ushtari të pensionuar mbi automobilin e të cilit ra një trung

Era shkatërrimtare shkaktoi dëme të mëdha, kulmet fluturonin, muret rrëzoheshin…

Në Ladispoli vdiq nj indian 47 vjeç kur mbi të ra një pjesë e ndërtesës.

Në këtë qytete janë shkatërruar shitoret, sogjet, shtyllat dhe ndriçimi, platforma stacionit të trenit dhe është ndërprerë qarkullimi hekurudhor.

Italia më parë ishte goditur nga disa tërmete po ashtu shkatërrimtarë.