Aktuale

Pas tërmeteve, Shqipëria tani rrezikohet nga përmbytjet

Pas përballjes me disa tërmete që shkaktuan dëme të konsiderueshme dhe u lënduan mbi 100 personave, tani Shqipëria rrezikon të përballet me përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që ranë gjatë gjithë natës dhe në disa zona po vazhdojnë ende.

Moti i keq dhe me reshje shiu ka prekur pjesën më të madhe të vendit. Reshjet në shumë pjesë po vazhdojnë dhe sot kanë dalë në dritë pasojat e para.

Qytetarë të shumtë kanë raportuar për shtëpi të përmbytura në zona të ndryshme të Tiranës.

Mësohet se nga shiu i dendur, rrëshqitje të gurëve ka pasur edhe në rrugën Burrel-Milot, kurse atje është vështirësuar edhe qarkullimi i automjeteve.

Kurse në qarkun e Dibrës raportohen që shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Probleme të mëdha janë shfaqur edhe në Lezhë dhe Krujë, ku reshjet e dendura të shiut rrezikojnë të përmbytin edhe shtëpi banimi.