Aktuale

Pas takimeve presidenti Thaçi sqaron se si do të gjendet një zgjidhje

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot mbajti takime me liderët e partive politike në kuadër të konsultimeve për gjetjen e zgjidhjes pas votimit në kuvend të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Pas takimeve, presidenti Thaçi deklaroi se do të respektojë legjitimitetin e qytetarëve, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke marrë parasysh në tërësi edhe mocionin e mosbesimit të qeverisë.

Ai tha se do të jetë një proces i konsultuar, kushtetues dhe ligjor.

“Të gjith veprimet e mëtutjeshme që do të ndërmarr si president i vendit do të jenë transparente plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, ligjet, por edhe më praktikat e mëhershme, e praktikat e mëhershme kanë qenë të deklaruar sipas vullnetit politik të partive poltike”, tha Thaçi.

Qysh në nisje të këtyre konsultimeve, Thaçi ka hasur në qëndrimin e prerë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, se mund të bisedohet vetëm për një opsion – caktimin e kohës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.